Rreth Nesh

Rreth Nesh

Nga Rrënjët Familjare te Suksesi Ndërkombëtar

E krijuar në vitin 2018, kompania jonë lindi si një ëndërr e përbashkët e ndërtuar mbi rrënjë të forta – jo vetëm rrënjë ullinjsh, por edhe rrënjë familjare. Emri dhe logoja jonë janë të personalizuara me emrat e tre fëmijëve tanë: Romario, Regi dhe Renalda – ata janë inspirimi dhe motivimi ynë i përditshëm për të prodhuar një vaj ulliri me cilësi të lartë, natyral dhe të pastër.

Një ndër arritjet tona më të mëdha ka qenë fillimi i eksporteve jashtë vendit. Në vitin 2023 dhe 2024, arritëm të eksportojmë mbi 2,200 ton vaj ulliri drejt Italisë, një treg kërkues që vlerëson cilësinë dhe origjinën e produktit. Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe seriozitetit tonë.Gjithashtu në 6 sezone janë shitur mbi 4.500.000 litra vaj në mbi 6000+ klientë të kënaqur.

ABC_1307
Untitled design - 2025-06-11T192048.941
0 +
Ton vaji i shitur ne ItALI

Kompania Shkrela Oil

Shkrela Olive Oil është një biznes familjar që operon prej vitesh në zemër të një prej zonave më të pasura me ullishte në Shqipëri. Me menaxhim të kujdesshëm nga familja Shkrela dhe një fokus të pandërprerë në cilësi, kompania jonë është pozicionuar ndër prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit në vend.

Ne prodhojmë vaj ulliri organik të certifikuar, duke përpunuar ekskluzivisht ullinj të rritur në mënyrë tërësisht natyrale, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve, kemi investuar në teknologji moderne për përpunimin e vajit, duke përfshirë pajisje të avancuara nga kompani lider si polat , për të garantuar pastërtinë dhe cilësinë maksimale të produktit përfundimtar.

Aktualisht, Shkrela Olive Oil ka një kapacitet përpunimi deri në  45 kunjtal ullinj në orë dhe një prodhim sezonal që arrin deri në 700 deri ne 1000 ton vaj ulliri.