Kompania


Rreth nesh
Nga rrënjët familjare te suksesi ndërkombëtar
E krijuar në vitin 2018, kompania jonë lindi si një ëndërr e përbashkët, e ndërtuar mbi rrënjë të forta — jo vetëm rrënjë ullinjsh, por edhe rrënjë familjare. Emri dhe logoja jonë janë frymëzuar nga emrat e tre fëmijëve tanë: Romario, Regi dhe Renalda — ata janë frymëzimi dhe motivimi ynë i përditshëm për të prodhuar një vaj ulliri me cilësi të lartë, natyral dhe të pastër.
Një nga arritjet tona më të mëdha ka qenë fillimi i eksporteve. Në vitet 2023 dhe 2024 arritëm të eksportojmë mbi 2.200 ton vaj ulliri drejt Italisë, një treg kërkues që vlerëson cilësinë dhe origjinën e produktit. Gjithashtu, në 6 sezone kemi shitur mbi 4.500.000 litra vaj te më shumë se 6.000 klientë të kënaqur.
Na kontaktoniPse ne
Kompania Shkrela Olive Oil
Shkrela Olive Oil është një biznes familjar që operon prej vitesh në zemër të një prej zonave më të pasura me ullishta në Shqipëri. Me menaxhim të kujdesshëm nga familja Shkrela dhe një fokus të pandërprerë në cilësi, jemi pozicionuar ndër prodhuesit më të mirë të vajit të ullirit në vend.
Ne prodhojmë vaj ulliri organik të certifikuar, duke përpunuar ekskluzivisht ullinj të rritur në mënyrë tërësisht natyrale, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Gjatë këtyre viteve kemi investuar në teknologji moderne për përpunimin e vajit, përfshirë pajisje të avancuara nga kompani lider si Polat, për të garantuar pastërtinë dhe cilësinë maksimale të produktit përfundimtar.
Procesi ynë
Nga ulliri te shishja brenda 24 orëve
Çdo hap ndiqet nga familja jonë — nga kodrat e Ardenicës deri te mbushja e shisheve në fabrikën tonë në Libofshë.

Kultivimi
Ullinjtë rriten në kodrat e Ardenicës, ku klima mesdhetare i jep vajit një aromë unike.

Vjelja
Frutat mblidhen me kujdes në momentin e duhur, kur fillon ndryshimi i ngjyrës, për të garantuar cilësi të lartë.

Përpunimi
Ullinjtë përpunohen brenda 24 orëve me shtypje në të ftohtë, për të ruajtur freskinë dhe shijen natyrale.

Mbushja
Vaji ruhet në shishe xhami të errët që e mbrojnë nga drita dhe oksigjeni.
Për biznese
Bëhu distributor ose bli me shumicë
Furnizim i qëndrueshëm për markete, restorante (HoReCa) dhe distributorë — nga shishet 0,5L deri te IBC 1000 litra.