Produktet Tona

Vaj Ulliri Shkrela

Produktet Tona

Shkrela Olive Oil prodhon vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër me cilësi të lartë, të njohur për aromën, freskinë dhe pastërtinë e tij natyrale. Produkti ynë është i certifikuar si organik (bio) sipas standardeve ndërkombëtare të bujqësisë ekologjike, duke hapur rrugë për eksport drejt tregjeve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.

Në tregun vendas, vaj ulliri Shkrela Olive Oil pozicionohet në segmentin e mesëm dhe të lartë, dhe perceptohet si një produkt me cilësi të qëndrueshme dhe të besueshme. Marka jonë është ndërtuar mbi një reputacion të fituar me punë të ndershme, përkushtim dhe respekt ndaj konsumatorit.

ABC_1307
Untitled design - 2025-06-11T192048.941
0
Litra vaji i shitur
Why Choose Us

Origjina dhe Procesi i Përpunimit

Lënda e parë për vajin tonë vjen ekskluzivisht nga Zona e myzeqesë dhe kodrinat e Adrenicës, i pasur me ullinj të varieteteve autoktone, të mbjellë dhe kultivuar në mënyrë tradicionale. Ullinjtë mblidhen me kujdes, ruhen në kushte të kontrolluara pas korrjes dhe më pas përpunohen me metodën e shtypjes së ftohtë, për të ruajtur vlerat ushqyese dhe aromat natyrore të frutit.

Shkrela Olive Oil bashkëpunon ngushtë me fermerë të përkushtuar dhe specialistë të bujqësisë organike, për të garantuar që çdo litër vaj të përfaqësojë cilësinë më të lartë të mundshme. Me përpunim që ndjek praktikat më të mira të prodhimit, vaji ynë është i pasur me antioksidantë natyralë, përfitime shëndetësore dhe një profil unik shijeje.